Janë regjistruar 805 shkelje për mosmbajtje të maskës, 213 persona janë dërguar në izolim, ndërsa 299 në vetëizolim

Shkup, 21 qershor 2020 (MEDIAL) – Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit u janë dhënë vendime për izolim 213 personave, ndërsa 299 të tjerë nënshkruan deklarata për vetëizolim, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Në kumtesë shtohet se nëpunësit policorë kanë kryer kontrolle tek persona në izolim dhe vetëizolim, me ç’rast është konstatuar se katër nuk e kanë respektuar masën për izolim, ndërsa katër të tjerë masën për vetëizolim.

Gjithashtu, në raport me masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale të personave, janë regjistruar 805 shkelje, informoi MPB. ab/