Ja nga cilat vende të Drenasit janë të infektuarit e sotëm me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive, 1 rast Klinika Pulmologjisë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjilan).

Nga Komuna e Drenasit janë raportuar tri raste të reja.

Sipas IKSHP një rast është në Gllanasellë, një në Dobroshec dhe një në Gradicë.