Izraeli përgatitet për operacion tokësor në Gaza

Izraeli ka dërguar përforcime ushtarake në kufirin e Gazës gjatë së enjtes, duke dhënë sinjale se po përgatitet për një operacion tokësor në pjesët palestineze.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë konfirmuar se një numër i madh i trupave ka lëvizur drejt kufirit me pjesët palestineze.

Së paku 7 mijë rezervistë janë thirrur që të jenë gati për përshkallëzim të situatës.

Sipas raportimeve, rezervistët po bëhen gati për luftë ndërsa një pjesë e tyre pritet të angazhohen në polici për të shtypur përplasjen mes hebrenjve dhe arabëve izraelitë.

Këto përplasje nisën pas sulmeve me raketa në Gaza.

Të enjten militantët palestinezë në Gaza kanë lëshuar një seri të raketave mbi Izraelin që vrau disa komandantë palestinezë dhe rrëzuan edhe një tjetër bllok banesash.

Përkeqësimi i situatës të hënën, ka nxitur dhunë në Izrael mes hebrenjve dhe arabëve izraelitë.

Në dy incidente të ndara, një hebre është sulmuar nga një arab, ndërkaq një palestinez është rrahur keq nga një grup hebrenjsh.

Së paku 83 persona janë vrarë gjatë sulmeve me raketa, ndërkaq më shumë se 374 persona janë arrestuar pas protestave në qytetet izraelite.