Izolohet i gjithë qyteti për 1 rast me koronavirus

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar për një izolim shtatë ditor në qytetin më të madhe në vend, Auckland.

Qyteti që ka një popullsi për dy milion banorëve, pritet të mbyllet për shkak të një personi të infektuar me koronavirus, origjina e të cilit mbetet e panjohur, shkruan Reuters.

Pjesa tjetër e vendit do të jetë nën regjimin e kufizimeve të kategorisë së 2-të, e cila, ndër të tjera, ndalon mbledhjet publike.

Auckland ishte tashmë nën masa shtrënguese emergjente tre-ditore në mes të shkurtit sepse prania e llojit britanik të koronavirusit, i cili po përhapet më shpejt, u konfirmua në një familje tre anëtarëshe.