IZET ZEQIRI dhe ZAMIR DIKA janë kandidatët e mundshëm për KRYEMINISTRIN SHQIPTAR?

Nga burime të besueshme brenda BDI-së mësohet se kandidatë të mundshëm për KRYEMINISTRIN SHQIPTAR janë dy profesorë, Izet Zeqiri dhe Zamir Dika.

Sipas këtyre burimeve, këto dy emra përmenden si kandidatët më serioz për t’u nominuar për garën e KRYEMINISTRIT në garën elektorale të 15 Korrikut.

Por, gjithçka do të mësohet sot në ora 13:00 në Prespë gjatë nisjes së fushatës së BDI-së.

Konventa fillon në ora 13:00 dhe do të mbahet pranë pushimores Pretor, në ambient të hapur.

Kujtojmë se në një paraqitje para opinionit, Ahmeti premtoi se në ditën e parë të fushatës, në Konventën e Prespës, do të shpaloset dhe emri i kandidatit të parë shqiptar për kryeministër, ndërsa tha se beson se kjo do të realizohet.