ISK organizon trajnim tremujor për gazetari

/

Instituti për studime të komunikimit (ISK) ka shpallur konkurs për pranimin e 10 pjesëmarrësve në trajnim tremujor për gazetari.

ISK e organizon këtë trajnim si pjesë e projektit “Lidhi pikat. Politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare”, të mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup. Qëllimi i programit është që pjesëmarrësit të hasin aftësi dhe njohuri të zbatueshme për shprehje gazetareske, hulumtim dhe produksion multimedial të cilat janë të nevojshme për punë në redaksinë bashkëkohore ose për angazhim të pavarur.

Trajnimi, siç informojnë nga ISK, është ideal për ata të cilët duan të punojnë në redaksinë informative dhe për ata të cilëve u nevojitet përsosje në teknikat për shprehje gazetareske në epokën digjitale. Do të realizohet në periudhën prej tre muajve (nëntor 2020-janar 2021) me ligjërata të kombinuara me prani fizike dhe onlajn. Ligjërues do të jenë gazetarë me përvojë vendorë dhe të huaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: letër motivuese dhe biografi të shkurtër të cilat së bashku me fletëparaqitjen duhet t’i dërgojnë në [email protected], deri më 25 tetor (e diel).

Komisioni i përbërë nga ligjërues të ISK dhe redaktorë me përvojë do t’i ftojë kandidatët e përzgjedhur në rrethin më të ngushtë në bisedime, në bazë të nivelit të arsimit, përvojë paraprake (SV) dhe interes të treguar (letër motivuese). Dhjetë kandidatët e përzgjedhur do të nënshkruajnë marrëveshje me të cilën do të obligohen se do ta ndjekin dhe do ta përfundojnë programin, duke e përfshirë edhe praktikën në produksionin e ISK-së ose në mediume tjera derisa e përpunojnë detyrën përfundimtare.