Ishte një titullar i përhershëm, por…

Uilliam Kordeiro nuk do të jetë më një lojtar i Partizanit. Është vetë lojtari brazilian ai i cili njofton lamtumirën me “demat e kuq”. Mesfushori 27-vjeçar ka qenë një nga titullarët e përhershëm të kryeqytetasve për sezonin që lamë pas, ku ka zhvilluar plot 30 ndeshje në kampionat si dhe ka shënuar 7 gola.

Megjithatë kontrata mes palëve ka përfunduar dhe nuk është gjetur gjuha e përbashkët për të rinovuar. Me sa duket Kordeiro nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ilir Daja, duke bërë kështu që të largohet pas vetëm 1 viti nga klubi i Partizanit.

“Mirënjohje të përjetshme për këtë faqe të rëndësishme të jetës sime.

Shumë faleminderit Partizani për besimin, tifozët mbështetës dhe kolegët për miqësitë e tyre. Nuk do të harroj kurrë gjithçka që kam përjetuar në këtë klub të madh. Faleminderit, Partizani!”, shkruan Uilliam Kordeiro.