ISHP: Javën e kaluar është zvogëluar numri i të infektuarve të rinj për 17,3%

Shkup, 7 dhjetor – Në periudhën nga 29 nëntori deri më 5 dhjetor janë testuar gjithsej 16.948 materiale në laboratoret, në të cilat zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për praninë e SARS-COV-2, me zvogëlim prej 9,8 për qind në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 2.275 raste të reja pozitive nga 35 qytete në vend me zvogëlim prej 17,3 për qind në krahasim me javën e kaluar. Përqindja e pozitivitetit lëviz nga 7.8 për qind deri në 19 për qind, mesatarisht 13.1 për qind. Numri më i madh i rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 1000; 43,9 për qind), me incidencë javore – 157,7/100.000. Incidenca më e lartë javore është regjistruar në Berovë 324,6/100.000, thuhet në një raport të publikuar sot në ueb faqen e Institutit të Shëndetit Publik.

Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grup-moshat. Më e përfaqësuar është grup-mosha e
personave mbi 60 vjeç (n = 521, 22,9 për qind). Numri më i ulët është regjistruar te fëmijët nën moshën nëntë vjeç (n = 92; katër për qind). Ka një rënie të numrit të pacientëve në të gjitha grup-moshat. Për sa i përket shpërndarjes gjinore, janë raportuar 1.215 (53.4 për qind) persona të gjinisë femërore dhe 1.060 (46.6 për qind) të gjinisë mashkullore.

Statusin “të shëruar” e kanë marrë 2.540 persona, të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak

Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 40 riinfeksione, me një rënie prej 9.1 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Janë raportuar 60 vdekje në 18 qytete gjatë javës së kaluar, me një rënie prej 30.6 për qind krahasuar me një javë më parë. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (27). Ne raport me moshën, numri më i madh (n = 54; 79.4 për qind) e të vdekurve i përkasin grup-moshës mbi 60 vjeç, ndërsa janë regjistruar persona të vdekur edhe tek grup-moshat nga 50 deri në 59 vjeç (10), nga 40 në 49 vjeç (1) dhe nga 30 deri në 39 vjeç (3), qëndron në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.