Ish-futbollisti i Barcelonës pensionohet pas lëndimit serioz që pësoi

Ish-futbollisti i Barcelonës, Jeremy Mathieu ka vendosur të pensionohet pas lëndimit serioz që kishte pësuar.

Futbollisti pësoi një lëndim të rëndë gjatë stërvitjeve këtë javë.

Mathieu ka kontratë me skuadrën e Sporting Lisbonës deri në fund të qershorit mirëpo sipas Mundo Deportivo klubi portugez ka rënë dakord për ndërprerjen e kontratës me marrëveshje reciproke.

36 vjeçari u transferua te Valencia në vitin 2009 ku pastaj në vitin 2014 kaloi te Barcelona.