Ish deputeti i Kosovës tregon “ngjarjen” e njejtë që ai ka me Michael Schumacher

Ish deputeti i kuvendit të Kosovës nga Partia Fjala, Gëzim Kelmendi ka treguar një episodë interesant nga jeta e tij private, duke bërë paralele me 7 herë kampionin e botës në Formula 1.

Kelmendi në profilin e tij personal në Facebook ka shkruar se në të njëjten ditë dhe të njëjtin vend, ai dhe Michael Schumacher ishin aksidentuar teksa skijonin në borë.

Ai gjithashtu tha se  në ato momente e kishte shpëtuar Zoti nga lëndimi dhe pasojat  e mëdha. Ndërsa për legjendën gjermane, Kelmendi tha se uron shërim të shpejtë për të.

Image

Kelmendi

“Në të njejtën ditë dhe në të njejtin shtet (Zvicër) jemi rrëzuar gjatë skijimit unë dhe Michael Schumacher.
Ata që kanë qenë me mua e dinë mirë “fluturimin” tim jashtë pistës së skijimit.
Vetëm ZOTI i Madh më ka ruajtur nga lëndimi dhe nga pasojat.
ELHAMDULILAH.

Shpresoj dhe uroj që edhe ish- kampioni në Formula 1 Michael Schumacher, të shërohet dhe forcohet sa ma shpejtë”, shkruan Gëzim Kelmendi.