iPhone 12 mund të karikohet përmes wireless 2 herë më shpejtë sesa modelet e kaluara

Linja e re iPhone 12 e Apple mund do të ketë teknologji më të shpejtë karikimi wireless prej 15W por me një kusht.

Duhet të përdorni karikuesin e ri me brendin MagSafe. Apple risolli për ne brendin e ri MagSafe për iPhone me lajmërimin e një linje të re smartfonësh ditën e Marte.

Kompania e përshkruan si magnetë të cilët rreshtohen perfekt çdo moment që përdoruesi ka nevojë për karikim wireless. Në listën e specifikave të iPhone 12, Apple shprehet qartë se karikuesi MagSafe ka teknologjinë 15W ndërsa karikuesit e tjerë standardë 7.5W.

Çdo iPhone që prej iPhone 8 në 2017-ën ka pasur teknologjinë e karikimit wireless sipas standardit Qi por asnjëherë nuk ka qenë e mundur karikimi 15W.

Nuk dihet nëse në rastin e MagSafe është një kufizim teknik apo diçka unike. Karikuesi i Apple kushton 39 dollarë.

Por ka disa prodhues të cilët mund të ndërtojnë aksesorë MagSafe për iPhone 12 si Belkin dhe Griffin por që ofrohet përmes një sistem licencimi. /PCWorld Albanian