Tripoli, 27 qershor 2020 (MEDIAL) – Gjashtë migrantë janë mbytur në bregun libian, ndërsa një grup prej 93 migrantëve janë shpëtuar, kumtoi sot Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM).
Migrantët e mbijetuar janë dërguar në një port, rreth 120 kilometra në perëndim nga Tripoli.
“Mes tyre është edhe një grua, e cila ka lindur në varkë”, kumtoi zyra e IOM-it në Libi, duke shtuar se sipas dëshmimit të migrantëve, jetën e kanë humbur gjashtë persona. bsh/