Interi mund ta shesë Eriksenin këtë verë

Interi është i gatshëm ta shesë Christian Eriksenin që në afatin e ardhshëm kalimtar, nëse merr një ofertë në vlerë prej 60 milionë eurosh – raporton Sport Mediaset.

Mesfushori iu bashkua Nerazzurrëve në afatin kalimtar të janarit nga Tottenham Hotspur për 20 milionë euro, sepse kontrata e tij ishte afër skadimit.

Megjithatë, danezi nuk ka arritur t’i plotësojë pritshmëritë, ndërsa ishte në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Torinos të hënën.

Antonio Conte e ka paralajmëruar se nuk po luan më në Angli dhe se duhet të përshtatet më mirë në futbollin italian. Ndërsa, sipas Gazzetta dello Sport, trajneri planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër.

Që nga transferimi i tij në Giuseppe Meazza është raportuar se strategu italian nuk e kishte kërkuar 28-vjeçarindhe se Arturo Vidal (Barcelona) ka qenë preferenca e tij.