Interi afër goditjes së madhe, ofertë zyrtare në drejtim të Realit për Achraf Hakimin

Interi është futur fuqishëm në garë për të nënshkruar me mbrojtësin anësor Achraf Hakimi.

Mbrojtësi maroken është i huazuar që dy sezone te Dortmundi nga Real Madridi, teksa ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

21-vjeçari ka shkëlqyer me Dortmundin, teksa në 44 ndeshje zyrtare këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

Trajneri Antonio Conte e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojtarin që mund të luaj në të dyja krahët e mbrojtjes dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Sky Sport ka raportuar se Neroazzurët tanimë kanë bërë ofertën zyrtare në drejtim të realit për yllin maroken.

Inter ka ofruar 40 milionë euro për lojtarin, por këtë shumë besohet se do ta ofrojë edhe Borussia Dortmundi dhe Chelsea.

Image

Tani i mbetet lojtarit të zgjedh se ku do të vazhdoj karrierën, të mbetet te Dortmund ose te Reali, apo të zgjedh njërin kampionat mes Serie A ku kërkohet nga Interi apo Ligën Premier te Chelsea.

Megjithatë sipas mediave spanjolle dhe atyre italiane lojtari i ka dhënë një ‘Po’ Interit dhe tani mbetet në dorë të Realit të vendos për ofertën më të lartë.