Inspektorët kontrollojnë zbatimin e masave në autobusët e kryeqytetit

Sot, inspektorët e rendit komunal bashkë me policinë, kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të kryeqytetit, njoftojnë nga Komuna e Prishtinës.
 
Sipas tyre zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve – në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive. Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë.

Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik.