Insigne starton nëse është 100% gati

Gennaro Gattuso ka dhënë komentet e tij lidhur me Lorenzo Insigne.

Insigne pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Lazio, duke bërë që ai të jetë në pikëpyetje për ndeshjen kundër Barcelonës.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se lojtari mund të jetë startues në ndeshjen kundër Barcelonës dhe për këtë ka folur edhe trajneri i Napoli, Gattuso.

“Dje unë ai ka stërvitur 50%, sot 100% me skuadrën”, ka thënë Gattuso.

“Unë dua të dëgjoj se ai ndihet 100% nesër, nëse jo, ai nuk starton”, ka shtuar italiani.

“Nëse ai është 100%, ai do të luajë, do të luajë dhe të na jap ndeshje të mirë”, ishin fjalët e Gattuso.

Napoli kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e parë kundër Barcelonës, kurse në ‘Camp Nou’ synojnë befasinë.