Immobile ka bërë disa deklarata të forta

Sulmuesi i Lazio-s, Ciro Immobile ka bërë disa deklarata të forta në lidhje me sezonin e skuadrës së tij dhe ambiciet e klubit.

Pavarësisht se kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League është akoma i mundur matematikisht, sulmuesi i ka bërë thirrje klubit që të bëjë një hap përpara:

“Duhet të kemi një mentalitet më të mirë, kjo është ajo që më shqetëson më shumë”, ka thënë Immobile për Sky Sports pas fitores në kampionat kundër Parma-s.

“Skuadra bën gjëra të pabesueshme teknikisht dhe është më e mira në Itali në momente të caktuara. Por nëse nuk përmirësohesh në aspektin e mentalitet, atëherë është e vështirë”, ka shtuar sulmuesi.

“Nëse e ke më të vështirë, atëherë lufton gjithmonë për vendin e gjashtë ose të shtatë dhe nuk është mirë. Një klub si ky duhet të luftojë gjithmonë për të shkuar në Champions dhe për të qenë në një hap me ekipet e mëdha”.