I ndalohet hyrja kinezit në restorantin me konceptin “ha sa të duash” – hëngri shumë

Në një nga restorantet ku shërbehet ushqim deti në Kinë, të ftuarit mund të hanë sa të duan.

Por Kangut i është ndaluar hyrja në restorant për shkak të oreksit të tepërt.

Gjatë një vizite në këtë restorant, ai kishte ngrënë katër kilogramë mish dhe kishte pirë 20 shishe me qumësht.

Vizitori i restorantit i njohur vetëm si zotëri Kang, që merret me “livestream”, ka thënë për mediat lokale se i është ndaluar hyrja në restorantin “Handadi Seafood BBQ” në qytetin kinez Chansha, që ka konceptin “ha sa të duash”.

Gjatë një vizite Kang kishte kishte ngrënë katër kilogramë mish derri, e herën e dytë kishte ngrënë katër tjera.

Pretendon se restoranti po diskriminon mysafirët që mund të hanë shumë.

“A është ky gabim”, pyet Kang të cilit i është ndaluar hyrja në restorant.

Megjithatë, pronari i restorantit tha se humb disa qindra yuan çdo herë që Kang hanë në objektin e tij.

Por reagimi i pronarit të restorantit ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, ku disa bëjnë thirrje që sloganin “ha sa të duash” ta largoj.