Hyri në burg 15 vjeç dhe doli 83 vjeç, historia e burrit që kaloi 68 vite pas hekurave

Joe Ligno nga Pensilvania, i cili ka qëndruar në burg për plotë 68 vite, më në fund tashmë është i lirë. Ai ka dalë nga burgu para pak kohësh. Në një intervistë për BBC, ai rrëfen eksperiencën e tij për gati shtatë dekada në burg.

“Unë kurrë nuk kam qenë vetëm, por jam ndjerë i vetmuar. Preferoj të qëndroj vetëm për sa kohë më jepet mundësia. Duke qenë në burg, kam qenë i mbyllur në një qeli tërë kohën, nga dita e arrestimit tim deri në ditën e lirimin tim. Unë isha ai tipi i personit, që sapo hyra në burg, as nuk dëgjoja, as nuk shikoja. Radio dhe televizioni ishin miqtë e mi.”

Ai thotë se brenda qelisë, pati kohën të reflektojë për gabimet dhe se mësoi nga gabimet, gjatë 68 viteve që kaloi prapa hekurave. Mbyllja në qeli e ndihmoi të qëndrojë larg telasheve.

“Nuk kisha shokë brenda, as miq jashtë. Por shumica e njerëzve me të cilët shoqërohesha, i trajtova sikur të ishin shokët e mi,” thotë ai.

Por si përfundoi Ligno në burg?Në vitin 1953 Lingo ndërroi shtëpi dhe u shpërngul në një lagje tjetër, ku nuk njihte asnjë. Një mbrëmje ai filloi të shoqërohej me disa persona , të cilët i takoi rastësisht. Ata u alkoolizuan dhe u konfliktuan me një grup tjetër djemsh. Nga konflikti dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur.

Në momentin që mbërriti policia, Lingo kishte ngelur i vetëm ne vendngjarje. Të tjerët ishin zhdukur. Kur policia e pyeti për emrat e të tjerëve, ai nuk u përgjigj, pasi nuk dinte emrat e tyre të vërtetë. Ai dinte vetëm pseudonimet.15 vjeçari asokohe u akuzua për vrasje, një akuzë që ai gjithmonë e ka mohuar edhe pse ai ka pranuar në një intervistë me transmetuesin amerikan CBS, se ai goditi me thikë dikë që mbijetoi dhe kishte shprehur pendim.