Huawei prezanton zëvendësuesin e Android, “HarmonyOS”

në kategorine Galileo

Alternativa e shumëpërfolur e Huawei për Android, Hongmeng, është bërë më në fund zyrtare.

Sot në Konferencën e Zhvilluesve të Huawei, CEO i Grupit të Biznesit të Konsumatorëve të kompanisë Richard Yu, befasoi audiencën duke zbuluar “HarmonyOS”, për të cilin ai thotë se është më i shpejtë dhe më i sigurt se Android.

Softueri ka për qëllim produktet IoT në vend të smartfonëve. HarmonyOS një sistem operativ për të gjitha platformat, kompatibël për desktopët dhe smartfonët.

Sipas Yu, në momentin që Huawei nuk mund të ketë më akses në Android-in e Google, mund të vërë në punë “HarmonyOS” menjëherë. Deri atëherë, Huawei do të vazhdojë me Android.

Platforma është me burim të hapur, dhe është në fakt më shumë një konkurent i Fuchsia-s së ardhshme të Google, duke pasur parasysh që të dyja janë të bazuara në mikrokornel dhe mund të përdoren në shumë pajisje në të njëjtën kohë.

Në të kundërt, sipas prezantimit të Yu, Andoid nuk është aq efikas për shkak të kodeve të tepërta që ka, mekanizmit të vjetër të planifikimit dhe çështjeve të fragmentimit.

Por HarmonyOS, falë dizajnit mikrokornel, është më i sigurt pasi nuk disponon qasje rrënjësore, pra është i mbrojtur nga izolimi i shërbimeve të jashtme.

Sistemi gjithashtu aplikon verifikimin zyrtar – një grup qasjesh matematikore të përdorura fusha kritike të sigurisë – për të njohur dobësitë, ndryshe nga metodat tradicionale.

Përveçse një sistem më i lehtë,  Huawei thotë se Harmony OS do të ofrojë përmirësime në performancë. Një nga këto, është “Deterministic Latency Engine”, që mund të alokojë burimet e sistemit duke përdorur analiza dhe parashikime në kohë reale. Android, në anën tjetër, ka ngecur me mekanizmin më pak inteligjent të Linux.

Huawei deklaron se performanca e IPC të HarmonyOS është sa 5-fishi i Fuschia Google, dhe sa 3-fishi i QNX. /PCWorld Albanian

 

Burimi: http://pcworld.al/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.