Hoxhaj reagon ndaj sulmit të huliganëve serbë ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarikë

në kategorine Kosovë

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit që serbët bënë ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë.

Hoxhaj, në rrjetin social Twitter, tha se ata mund të dëmtojnë emblemën e Kosovës, por jo atë që ajo përfaqëson.

“Vandalët serbë sulmuan sot Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës. Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik që nga viti 2008. Serbia dhe huliganët e saj më mirë të mësohen me këtë realitet”, ka shkruar Hoxhaj.

Burimi: https://klankosova.tv/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.