Hoxha: Thirrje publike për dhënie me qira të tokës bujqësore

Shkup, 16 gusht – Më 4 gusht, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka shpallur katër thirrje publike për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore deri në 3 hektarë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lënda e thirrjeve publike Nr. 01/21, 02/21 dhe 03/21 është për tokën e lirë bujqësore në pronësi shtetërore në të cilën nuk është ngritur plantacion, kurse lënda e thirrjes publike Nr. 04/21 është dhënia me qira e tokës në pronësi të shtetit në të cilën ka pasur plantacion të kahershëm. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 30 (tridhjetë) ditë nga dita e shpalljes.

Të respektuar fermerë, përfitoni nga mundësia e ofruar nga shteti për të shfrytëzuar deri në 3 hektarë tokë. Kjo është në interesin e të gjithëve, të kultivojmë tokën tonë dhe të rrisim prodhimin vendas.
Për më shumë informacione në lidhje me thirrjet publike lexoni në lidhjet e mëposhtme:

THIRRJA PUBLIKE Nr. 01/21
http://www.mzsv.gov.mk/Events.aspx?IdRoot=1&IdLanguage=1…

THIRRJE PUBLIKE nr.02 / 21
http://www.mzsv.gov.mk/Events.aspx?IdRoot=1&IdLanguage=1…

THIRRJE PUBLIKE nr.03 / 21
http://www.mzsv.gov.mk/Events.aspx?IdRoot=1&IdLanguage=1…

THIRRJE PUBLIKE nr.04 / 21
http://www.mzsv.gov.mk/Events.aspx?IdRoot=1&IdLanguage=1…