Hoti-Vuçiq edhe të dielën online, të enjten përballë

Në partinë më të madhe opozitare në vend po thonë se Avdullah Hoti nuk është i denjë për ta përfaqësuar vendin në negociatat me shtetin fqinj.

Prandaj nga Lëviza Vetëvendosje po i rekomandojnë që të mos marrë fare pjesë në takimin e 16 korrikut në Bruksel, ku Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq janë mysafirë të Mirosllav Lajçakut.