Hoti shkarkon edhe drejtorët e Doganës dhe ATK-së

Pak orë më parë, kryeministri Hoti ka shkarkuar drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj ndërsa pas tij janë shkarkuar edhe drejtorët e dy institucioneve të rëndësishme, Doganës dhe ATK-së, shkruan lajmi.net.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Gjithashtu, vlen të theksohet se Hoti ka emëruar Bajram Rexhën ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës. /Lajmi.net/