Siç njofton kumtesa, kryeministri Hoti, me këtë rast i ka siguruar pensionistët se Qeveria do t’ju qëndrojë afër dhe do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të tyre.
“Qeveria është e përkushtuar dhe do t’ju qëndrojë afër të gjithë qytetarëve, si dhe po i trajton me seriozitet sfidat e tyre, përfshirë këtu edhe pensionistët, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për zhvillimin e shoqërisë”, theksoi Kryeministri Hoti.
Ndërsa, përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve falënderuan Kryeministrin Hoti për pritjen, si dhe e vlerësuan angazhimin e tij për trajtim të kërkesave të tyre. /Lajmi.net/