Hoti mbron punën e Speciales, por shpreh habinë me formën e arrestimit të krerëve të OVL-së

Ai ndër të tjera theksoi se mbi të gjitha nuk jemi qeveri që shajmë e kritikojmë të tjerët, por punojmë për të vënë stabilitet vendit me veprimet që kemi marrë, me plan pune bashkë me koalicionin qeverisës.

Kryeministri Hoti më tej sqaroi problemet me të cilat u ballafaqua në planin e brendshëm, duke përmendur pandeminë, duke përmendur shifrat e rasteve të reja, ku shpalosi brengën e përhapjes më të madhe sidomos tani kur nis procesi mësimmor, deri në nivelin akademik.

I pyetur për ligjin për rimëkëmbjen ekonomike, kryeministri Hoti deklearoi se me këtë këtë ligj do të përfitonin një shtresë e gjerë e e populates, sidomos sektori bujqësor, ndërmarrjet provate, etj.

Më tej ai përmendi edhe vetingun që sipas tij, po veprohet heshtur, kun ë këtë drejtim do të përfshihen edhe ekspertë të fushave të ndryshem edhe nga shoqëria civile.

Kryeministri Hoti mohoi zërat se PDK po e kushtëzon ligjin për rimëkëmbjen ekonomike me anë të ligjit për vlerat e luftës të sponzoruar nga PDK.

Jemi stabil nga veporimet qe kemi ndermarre nje paln pune me partenrë  të koalcionint, na ka mundësu të pozicionohemi mire.

Kurse lidhur me çështjen e presidentit, Hoti sqaroi se me këtë kemi të bëjmë  me një punë që në krijimin e koalcicionit qeverisës nuk është diskutuar, por kemi rënë dakort që kur të vie momenti ne do të bisedojmë shtruar.

“Çështja e presidentit është e rëndësishme, sepse ai që do të marrë mbi 82 vota në Parlament, do të  mund të zgjidhet president dhe në këtë punë duhet të angazhohet edhe opozita”, deklaroi Hoti.

Kurse lidhur me mosmarrëveshjet bernda LDK-së, kryeministri Hoti i vlerësoi si normale, të zakonshme, duke vënë theksin te Vjosa Osmani, ku sipas tij, ajo gëzonte mbështetjen e plotë të LDK-së, por që, siç u shpreh ai, ajo prapë do të kthehet në LDK, sikurse të tjerët.

Lidhur me Gjykatës Speciale, kryeministri Hoti deklaroi se kjo është punë e organeve të drejtësisë.

”Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, punon në bazë të ligjeve të Kosovës dhe duhet siguruar pavarësinë e punës së saj, në mënyrë që pretendimet e dala duhet të qartësohen”, deklaroi Hoti.

Ndërkohë që ai shprehu habinë e mënyrës së arrestimit të krerբve të OVL të UÇK-së.

Lidhur me AKS, kryeministri Hoti deklaroi se ndërsa pala serbe ka kërkuar të futet në rend dite në procesin e dialogut, as BE e as Gjermani nuk janë pajtuar me këtë pretendim të tillë, ndërkohë që ne e kemi bërë të qartë se ne nuk do ta zbatojmë asnjë pikë për AKS derisa nuk kemi njohje reciproke.

Ndërsa lidhur me takimin në Uashington, kryeministri Hoti deklaroi se ky takim mori përmasa të një rëndësie hiostorike, kur të kihen parasysh investimet që do të bëhen brenda pak viteve këtu.

Ai përmendi shkurtimisht projektet amerikane në investimet në vend e rajon, sidomos gazin amerikan, vijën hekurudhore, etj.

Si pikë të rëndësishme në atë takim kryeminiastri Hoti përmendi edhe njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Ndërkaq lidhur me liqenin e Ujmanit, kryeministri Hoti tërhoqi vërejtjen që të mos bëhen kauza të rrejshme si në të kaluarën, sepse dëmtohet vendi.

Ndërsa lidhur me pandeminë, kryeministri Hoti përmendi vlerësimet e organizatave ndërkomëtare, sidomos ajo e OBSh-së dhe asaj italiane që kanë vlerëzuar pozitivisht qeverinë tone për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë që lidhur me mbledhjet që qenë orgnaizuar nga të dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Hoti theksoi se tani do të ketë zbatime të marrëveshjeve të realizuara ma herët, por edhe marrëveshejt e reja që janë realizuar, sidomos ato të sferës së zhvillimit teknik.