Hoti e Vuçiq “takohen” të enjten online

Siç ka mësuar lajmi.net  në këtë takim virtual, Hoti dhe Vuçiq janë ftuar të marrin pjesë si panelistë, ku pritet të diskutohet edhe për të ardhmen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu pjesë e këtij diskutimi online pritet të jetë edhe i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kujtojmë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tash e sa kohë nuk janë takuar në Bruksel për dialogun, kjo për shkak të çështjes së Asociacionit. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, javën e kaluar qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë e Beograd dhe qëllimi i vizitës së tij ishte zhbllokimi i procesit të dialogut. /Lajmi.net/