Historike, KFF Mitrovicë në mesin e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve

në kategorine Sport

Klubi Femrave të Futbollit Mitrovica ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm sonte duke u kualifikuar në mesin e 32 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve në Europë

KFF Mitrovica kishte shënuar fitoren e parë
kundër Olimpia Cluj, për të vazhduar me fitore kundër kampionëve të Bullgarisë,
NSA Sofija.

Kurse sonte atyre ju nevojitej vetëm një
barazim për të kaluar tutje por vajzat mitrovicase arritën që të fitojnë dhe të
kalojnë në fazën e 32 skuadrave më të mirë në Europë.

Në ndeshjen kundër kampionit të Malit të Zi,
Breznica Pljevlja vashat mitrovicase patën një ndeshje të mirë.

Goli për kampionin e Kosovës erdhi në minutën
e 89-të ku nga pika e bardhë ku shënoi Biqkaj për rezultat 1-0.

Pas 3 ndeshjeve KFF Mitrovica është në vendin e parë me 9 pikë, ZFK Breznica është e dyta më 4, në vendin e tretë është Olimpia Cluj me tre pikë kurse në fund të grupit është FC NSA Sofia me vetëm një pikë.

Shorti për rrethin e dytë do të tërhiqet më 16 gusht në Nion, derisa ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen me sistem eliminimi më 11 ose 12 shtator dhe më 25 ose 26 shtator.

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.