Hiqen dhe dëmtohen një pjesë e shënimeve të përmendoreve

në kategorine Maqedoni

Shkup, 16 gusht 2019 (MEDIAL) – Shënim i ri që ishte vendosur dje në përmendoren e Filipit të Dytë  në  sheshin “Kryengritja e Karposhit” në Shkup, mbrëmë është nxjerrë dhe është vjedhur, ndërsa monumenti i Olimpias është dëmtuar.

Ka mbetur i ngjitur shënimi në përmendoren e Aleksandrit të Maqedonisë në sheshin qendror të Shkupit.

Në shënimet, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze shkruhet se këto përmendore i përkasin historisë antike helene dhe  trashëgimnisë kulturore botërore.

Vendosja e shënimeve në Shkup është në kompetencë të autoriteteve të qytetit dhe është e mbikëqyrur me video dhe roje.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.