Heshtin rrjetat në pjesën e parë të ndeshjes Liverpool-Inter

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e përballjes ndërmjet Liverpoolit dhe Interit (0-0) që po zhvillohet në Anfield Road.

Redsat dhe Nerazzurrët janë duke e zhvilluar sfidën kthyese të të tetës së finales për ta vendosur skuadrën që do të shkojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Nuk pati raste konkrete në minutat e para të ndeshjes, ndërsa pas gjysmë ore lojë rrezikuan Joel Matip dhe Virgil van Dijk.

(Foto: Twitter/Inter)

Një mundësi të mirë në anën tjetër e pati, Hakan Calhanoglu i cili u tregua i rrezikshëm nga gjuajtja e lirë, por Alisson bëri një pritje të mrekullueshme.

Në minutat shtesë të fraksionit të parë, nga gjuajtja e lirë i rrezikshëm u tregua edhe Trent Alexander-Arnold, por topi shkoi jashtë.

Takimi i parë i 1/8 së finales që u zhvillua në Giuseppe Meazza përfundoi me fitoren e skuadrës angleze me rezultat 2-0, ashtu që të zgjedhurit e Jurgen Klopp mbesin favoritë për të vazhduar tutje.

(Foto: Twitter/Inter)