Hasani: Cikli im me KF Tirana erdhi në fund 

Futbollisti Edon Hasani konfirmon fundin me kampionin shqiptar Tirana. 

“E dashur familja bardh e blu. Cikli im me KF Tirana erdhi në fund. 
Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë shokët e ekipit, të gjithë trajnerët, stafin e presidentin, me të cilët kam punuar këto 2 vite. Në veçanti falënderoj të gjithë tifozët bardh e blu për gjithçka që kanë bërë për mua dhe ekipin duke na mbështetur në çdo moment. 

Pas 2 viteve të suksesshme në aspektin personal dhe kolektiv ku arrita të shënoj 21 gola të bardhë si pastërtia e qiellit blu dhe me fitimin e Titullit Kampion e mbyll me kokën lart me Tiranën. 

Titulli Kampion  ishte mbyllja më e bukur pas gjithë atyre sakrificave që të gjithë bashkë kaluam këto 2 vite. 
Sfida të reja me presin dhe po largohem me përshtypjet më të mira.
Faleminderit Tirona”, shkruan Hasani në profilin e tij në facebook.