Haradinaj nderon me medalje juristët deçanas

Me këtë rast, Haradinaj ka nderuar me medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” shoqatën e Juristëve të Deçanit.  

“Për të shprehur mirënjohjen time të thellë, për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Shoqatën e Juristëve të Deçanit. Brezi i patriotëve, ishte frymëzim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila jetësoi aspiratat dhe vizionin e tyre për shtetndërtim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook./Lajmi.net/