Habib Elezi vazhdon të ndriqoj, promovon klipin e ri !

Habib Elezi, njëri prej këngëtarëve që po bën karrierë edhe në Gjermani ka lansuar edhe video klipin e tij të ri “Dashnija Jetes” që është pranuar mjaftë mirë nga shikuesit dhe e njëjta po pranohet nga të gjitha moshat. Elezi i cili karrierën e ka filluar nga fëmijëria ka thënë se planet e tija janë madhore dhe pret shumë shpejt që në të ardhmen pse jo të zhvilloj edhe ndonjë koncert. Në një intervistë ekskluzive ai thotë se gjithnjë do të këndoj këngë popullore, moderne dhe balada.

“Këndoj nga mosha fëmirore,  ne vitin 1988 së bashku me koleget Naim Abazi,  Mihrije Braha,  Nazife Bunjaku,  Resmije Kida dhe koleg tjerë udhëtuam në Amerikë ku performuam në disa evente, dasma  e ahenxhe te ndryshme shqiptare deri ne vitin 1993. Mandej që nga viti 1995 kam kënduar ne Gjermani,  Zvicër, Austri neper evente dhe dasma te ndryshme deri ne kohen kur filloi lufta në Kosovë 1999. Mandej bëra një pauzë për shkaqe te biznesit  (Restorant) qe fillova ne Gjermani ku ende vazhdon”, thotë Elezi, duke shtuar ”Këndoj këngë popullore,  moderne,  Balada. Më datë 2 Nëntor 2020, kam publiku videoklipin “Zemra Pa Dashni”, muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu. Videoklipi u prodhua nga kompania RGB Entertainment. Më datë 8 Janar 2021, kam publiku videoklipin “Dashnia Jem”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu. Videoklipi u prodhua nga kompania RGB Entertainment. Kangen e radhës  “Ja ke nis”  te shkruar dhe kompunuar nga Avni Qaili kam publikuar ne programin e vitit te ri 2022 bashkë me produksioni Eurolindi. Më datë 29 Janar 2021, kam publiku videoklipin “M’ke Harru”. Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, ndërsa teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu. Më datë 18 Korrik 2022, kam publiku videoklipin “Dashnija Jetës”. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ilir Berani dhe Nexhat Mujovi Virusi. Video klipi u prodhua nga kompania Artproduktion nga Turki ne Antali”, përfundon Habib Elezi i cili tani jeton dhe vepron në Gjermani.