Guti shkarkohet nga pozita e trajnerit të Almeria

Jose Maria Gutierrez – Guti – është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Almeria.

Ikona e Real Madrid, Guti, nuk ka pasur aventurë aq të mirë si trajner i skuadrës së Almeria.

Sot, ish mesfushori spanjoll është shkarkuar nga posti i trajnerit të Almeria, bën të ditur faqja zyrtare e skuadrës,.

Gjithçka erdhi pas një serie rezultatesh negative. Guti ka lënë skuadrën në pozitën për play off, megjithatë nuk ka bindur drejtuesit e klubit.

Presidenti i skuadrës së Almeria ka ndërruar tre trajnerë deri në këtë pikë të sezonit, përfshirë Oscar Fernandez dhe Pedro Emanuel.

Në këtë rrugë kaloi edhe Jose Maria Guti, për të cilin kjo është aventura e parë si trajner.

Guti ka qenë trajner i Almeria për shtatë muaj.