Guardiola u shpreh mjaft i irrituar

Skuadra londineze, Chelsea ka arritur ta eliminojë skuadrën e Pep Guardiolas nga FA Cup.

Pas ndeshjes, tekniku spanjoll, Pep Guardiola u shpreh mjaft i irrituar teksa u mundua t’ja linte fajin kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve dhe u justifikua me faktin se City kishte 4 vite rresht që arrinte në një finale kupe, por askujt nuk i kishte bërë përshtypje.

“Çfarë mund të them? Kishim dy ditë e gjysmë për të rikuperuar sfidën ndaj Çelsit dhe për të luajtur jashtë duhet të udhëtonim, ishim në tren për tre orë dhe na ndaluan dhe një orë tjetër.

Të gjithë meritonin të luanin, mos thoni që nuk i kushtojmë vëmendje, kur kjo skuadër arriti në katër finale radhazi në kupën Karabao. Thjesht thoni se e humbëm ndeshjen dhe kur humb një ndeshje të gjithë të vërsulen, por është një veprim i dobët. Kur City arriti të shkonte në katër finale të kupës Karabao ju nuk i kushtuat vëmendje’’, e mbylli fjalën e tij Pep Guardiola.