Gruaja e El Chaposo dënohet me tre vite burgim, ajo e ndihmoi narko-bosin në ndërtimin e perandorisë që kap vlerën e miliarda dollarëve

Gjykata në Washington të SHBA-ve, ka dënuar gruan e narko-bosit meksikan Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, me tri vite burgim pasi që pranoi se e ka ndihmuar të udhëheq perandorinë e tij kriminale që kap vlerën e miliarda dollarëve.

Emma Coronel Aispuro, gjithashtu ka ndihmuar bashkëshortin që të planifikojë arratisjen spektakolare përmes tunelit të hapur nën burg në Meksikë gjatë viti 2015, duke arritur të kontrabandoj një orë me GPS, thuhet në kumtesën e gjykatës në Washington.

Kjo u ka ndihmuar atyre që hapën tunelin që të përcaktojnë lokacionin dhe të arrijnë deri të El Chapo. Megjithatë ai ishte kapur një vit më pas.

Ishte kërkuar që Emma të dënohet me katër vite burgim, por gjykata vendosi në tri – për faktin se roli i saj ishte vetëm një pjesë e vogël në një organizatë shumë të madhe kriminale.

Avokatët mbrojtës gjithashtu pretendonin se ajo ishte 17-vjeçe kur takoi Guzmanin dhe se ishte martuar me të kur ishte 18. Gjithçka filloi kur ajo ishte adoleshente e ndikuar lehtë nga një njeri i fuqishëm që asokohe ishte rreth të 30-ve.