‘Gruaja brengosej’, rrëfimi i Malësorit që u bë baba pas 10 vitesh martesë
Këtë javë që po e lëmë pas, Malësori u bë baba për herë të parë.
Në moshën 46 vjeçare, pas afro dhjetë vitesh martesë, ai dhe bashkëshortja Fatmira u bekuan me binjakë, vajzë e djalë.
Deri në këtë lajm të mrekullueshëm, kalvari i përpjekjeve të çiftit ishte i gjatë dhe i lodhshëm.
Historinë emocionuese, Malësori e ka ndarë në një intervistë për emisionin Prive.