Gripi i shpendëve/ Bashkia e Shkodrës ndalon tregtimin në mjedise të hapura

Nga nesër do të ndalohet tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve në Bashkine e Shkodrës.

Vendimi është marrë nga bashkia e këtij qyteti pas urdhrit të Ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi për marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së gripit të shpendëve në vendin tonë.

NJOFTIMI

Në zbatim të Urdhrit Nr. 243, datë 08.06.2021 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Zj. Milva Ikonomi “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla”, duke nisur nga dita e nesërme, datë 15 qershor 2021, në territorin e Bashkisë së Shkodrës ndalohet:

Tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin në administim të Bashkisë Shkodër. Ky ndalim do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren nga të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në bashkëveprim me Drejtorinë Rajonale të Sherbimit Veterinar.