Grabitje masive në Çikago, mbi 100 persona të arrestuar (Video)

Çikago, 10 gusht 2020 (MEDIAL) – Mbi 100 persona janë arrestuar sot në Çicago për grabitje masive, derisa kanë mbetur të lënduar dhjetëra persona.

Shefi i Policisë, David Broun e ka quajtur këtë krim të pastër, duke theksuar se ky incident ishte krejtësisht ndryshe nga protestat që shpërthyen pas vdekjes së Xhorxh Flojdit, transmeton Koha.net.

“Çfarë ndodhi në qendër të qytetit tonë dhe në komunitetin përreth ishte abuzim kriminal, pastër dhe thjeshtë”, ka thënë Lori Ligtfot, kryetare e Çikagos. “Dhe s’ka asnjë arsyetim për këtë, pikë”.

Nga kjo përplasje kanë mbetur të lënduar edhe 13 policë, derisa janë plagosur edhe një roje dhe një qytetar. fab/