Gjysmë ore pritje për hyrje dhe dalje në Tabanoc

Shkup, 23 gusht – Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane në mëngjes është rritur. Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” koha e pritjes është rreth gjysmë ore për hyrje në vend.

Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.