Gjyqtari nga Kosova sonte referon në derbin e madh të Zvicrës

Gjyqtari ndërkombëtar Bekim Zogaj sonte do të gjykojë në derbin e madh të Kampionatit të Zvicrës, në mes Baselit dhe Young Boysit.

Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistent Stephan de Almeida, Bekim Zogaj e David Huwiler.

Zogaj nga Kosova me nënshtetësi zvicerane, si gjithmonë caktohet në derbi të mëdhenj të kampionatit zviceran. 

Ndeshja mes Baselit dhe Young Boys luhet sonte në orën 20.30. 
Pas javës së 29-të, Young Boys kryeson me 58 pikë sa ka edhe St. Gallen, ndërsa Baseli është në vend të tretë me 49 sosh.