Gjykata serbe ia vazhdon edhe për 30 ditë paraburgimin Nezir Mehmetajt

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, vëllai i Nezirit, Valon Mehmetaj.

Po ashtu Mehmetaj pritet që shumë shpejt të dal në seancë gjyqësore ku edhe do të vendoset për fatin e tij.

“Kemi kontaktuar me avokatin, iu është vazhduar edhe për 30 ditë paraburgimi. Po presim që me dal në seancë gjyqësore që të vendoset. Avokatët kanë shpresa që të lirohet në seancë, por të sigurt nuk jemi asgjë. Por përderisa po behën fabrikime nga ana e Serbisë nuk e dim çka mundet me kanë rezultati përfundimtarë. Mirëpo shpresat janë pozitive sepse nuk ka fakte kundër tij”, ka thënë ai.

Ndryshe, Nezir Mehmetaj është arrestuar më 3 janar të këtij viti në pikën kufitare në Merdarë dhe që nga atëherë është në paraburgim.

Atë ditë, ai ishte nisur për Nish bashkë me nënën e tij për një vizitë mjekësore. Për tri orë me radhë, familjarët e Mehmetajt kishin pritur në Merdarë për të marrë informacione për ndalimin e Mehmetajt, por që të njëjtat nuk i kishin marrë. /Lajmi.net/