Gjithë sytë nga Rita Ora, tërheq vëmendjen me veshjen provokuese në rrugët e Londrës
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, është kthyer në Britaninë e Madhe pas koncertit të suksesshëm në Zelandën e Re.
Paparacët kanë arritur që të fotografojnë Orën teksa shijonte një natë në BYREDO Eyes Closed Dinner në Londër. 31-vjeçrja arriti që të rrëmbente gjithë vëmendjen pasi u shfaq në super formë.
Artistja shqiptare shfaqi barkun e saj të tonifikuar me një bluzë ‘crop-top” të hapur në pjesët e supeve dhe mëngë të gjata. Veshja tërësisht e zezë u kombinua me një minifund dhe me takat e saj të larta me platformë.
Me një grim që binte në sy, Rita aksesoi pamjen e saj me një çantë clutch argjendi.

