Gjermania regjistron 503 raste të reja me COVID-19

Gjermania ka publikuar bilancin ditor me COVID-19.

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 503 në 190.862, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton Reuters.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 10 në 8,895, tregoi raporti.