Gjendja e rrugëve

Shkup, 29 gusht – Sipas informatës nga Shoqata e Ndërtimtarisë Pellagonia SHA Gostivar, prej datës 05.09.2022 realizohen aktivitetet ndërtimore për sanimin e rrëshqitjeve të dheut në km 19+500 (afër fshatit Glloboçicë) dhe 24+000 (afër fshatit Llukovë) në rrugën rajonale R1001 aksi Strugë – Dibër. Komunikacioni po zhvillohet në mënyrë alternative dhe është rregulluar me semaforë. 

 “Stenton gradba SHPK” njofton për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore A1, segmenti Gradsko-Prilep (Farishë-Prilep), konkretisht pas urës në lumin Raec drejt Pletvarit për shkak të aktiviteteve ndërtimore nga data 02.03.2022. në lidhje me projektin Rehabilitimi i rrugës shtetërore A1, pjesa Farish-Prilep dhe do të zgjasë në12 muajt e ardhshëm. Për shkak të punimeve ndërtimore do të ketë ndryshim të qarkullimit në dy korsi, drejtuesit e mjeteve duhet t’i respektojnë sinjalizuesit e vendosur në rrugë dhe të lëvizin me shpejtësi të ulur gjatë kalimit në aksin ku po zhvillohen punimet. 

Në aksin rrugor A2 Kërçovë – Ohër, për shkak të punimeve ndërtimore në disa akse, komunikacioni po zhvillohet me devijime. Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe prandaj rekomandojmë respektim të rreptë të të njëjtit dhe shpejtësi të adaptuar të lëvizjes.