Gjasula firmos me klubin legjendar!

Pasi mbylli aventurën e tij me Padeborn (skuadra ra në Bundesliga 2) mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula ka firmosur sot me ekipin e ri, pasi kreu vizitat mjekësore.

Sipas “Sport 1” bëhet fjalë për klubin legjendar Hamburg, që këtë sezon shpërdoroi gjithçka dhe nuk arriti të ngjitej në Bundesliga. Kështu, mesfushori kuqezi ka firmosur për dy vite me Hamburg dhe objektivi sigurisht që është vendi i parë.

Edhe Fortuna Dusseldorf u interesua për 30-vjeçarin, por ky i fundit pranoi ofertën e Hamburg, më e mirë ekonomikisht.