Getinjo publikon foto në krahët e Vivien

Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova, por vendosi që të largohej nga spektakli duke thënë se qëllimi i tij nuk ishte të fitonte çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Pas daljes nga BBVK, reperi nuk ka lënë anash përkrahjen për partneren Vivien.

Getinjo dhe Vivien krijuan një romancë brenda shtëpisë së famshme dhe ajo po vazhdon rrugëtimin e saj pa reperin.

Së fundmi, Getinjo postoi një fotografi në llogarinë e tij në Instagram ku shihet në përqafim të Vivien.

Në anën tjetër edhe Vivien e ka kujtuar në disa raste Getinjon që kur ai u largua nga spektakli madje duke shpërthyer edhe në lot.