Gazimistani vend i rrëfimit te nacionalizmit serbë!

Sot ishte pervjetori i 631 vjetorit të Betejës së Kosovës, ku Ushtria serbe pësojë humbjen më të madhe gjatë historisë.

Në këtë betejë ushtria Turke e udhëhequr nga Sulltan Murati arriti të mposhtë Ushtrinë serbe e cila udhhiqej nga Carllazani i cili mbeti i vrarë në këtë betejë.

Në këtë përvjetorë grupet dhe rrymat tradeikale nacionaliste Serbe u tubuan Serbet në Gazemistanë për ti shprehur ndjenjat më ekstreme të nacionalizmit Sërbë duke përdorur parolla dhe duke bërë provokime kundër rendit dhe qetësisë me motive të urrejtjës ndaj Shtetit të Kosovës.

Në këtë përvjetorë të betejave dhe humbjeve të Ushtrisë serbe edhe një here u manifestue urrejtëja dhe pretendimet ndaj Republikës së Kosovës ” si vend dhe tokë e shejtë e Shtetit serbë”.

Edhe kësaj radhe nuk munguan deklaratat fashtiste të kreut të Kishës Ortodokse serbe në krye me Kryepopin Irinei ky në kohën e shekullit të 21 kur bota dhe njerzimi ka hecur para dhe kur rrymat dhe proceset e demokracisë kanë depërtue në shumicën e Shteteve të Botës, nga Beogradi vinë mesazhe më të ulta, primitive duke e helmuar popullin me mesazhe më të vrazhda nacionaliste. Në këtë përvjetorë të betejës së Kosovës shteti i Serbisë në asnjë mënyrë nuk ka lëvizurë nga mendësia e kaluar duke pasur pretendime për kthimin e shtetit serbë me qëllimë të pushtimit dhe aneksimit të Republikës së Kosovës.

Në kohën kur politikanët dhe liderët kosovarë po shpresojnë që me Serbinë ti normalizojnë mardhënjet si dy shtete të barabarta, udhëheqja e Kishës Ortodokse në Beogradë ju drejtue opinionit serbë me deklarata patetike duke i thënë se: ” Kosova është tokë dhe vendë i shejtë i historisë serbe, dhe se çdo pëllëmbë e kësaj toke është e lagur me gjakë”.

Kryepopi serbë në 631 vjetorin e “Betjës së Kosovës” tha se: “Perandoria Turke e mbajti nën okupimë Serbinë plotë 500 vite, por Serbia dhe populli i saj me luftë dhe gjakë e ndoqën Ushtrinë Turke dhe prapë e morën kontrollin dhe e ndërtuan shtetin serbë”.

Kjo deklaratë ishte mesazhë kundër Shtetit të Kosovës dhe pretendimë se Serbia prapë do të kthehet për të vazhdue elaboratin nacionalistë të Kishës dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve për “Serbinë e Madhe”.

Andaj edhe kësaj here u vërtetue ideologjia e errët e një populli dhe shteti i cili gjatë historisë shkakëtojë lufta duke përndjekur miliona njerëz nga trojet e tyre.

Mjerishtë edhe sot në skenën politike dhe në krye të Shtetit serbë janë liderët të cilët para botës eksponohen si paqësorë por shpirti dhe mendja e tyre është e njejtë me programin dhe idenë e Milloshoviqit dhe me bekimin e Kishës dhe të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Serbisë.