Gashi, Sela, Kasami dhe Thaçi i shkuan Zaevit në takim

Gjatë takimeve të ish kryeministrit Zoran Zaev me liderët e partive shqiptare përfshirë Thacin, Gashin dhe Selën nuk përbënte ndonjë presion për Bashkimin Demokratik për Integrim rreth atyre bisedave që në fokus kanë formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 15 Korrikut.BDI gjithë këto i morri shtruar në kuadër të takimeve normale që zhvillohen mes subjekteve politike .Zaev fliste me tone shumë optimiste madje duke shënjestruar indirekt BDI-në që të zbrapsej në një mënyrë nga kërkesa për një kryeministër të parë shqiptarë shkruan TetovaSot .
Por tashmë kur rolet kanë ndryshuar pasi lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim ka thirrë një takim më 13 gusht me krerët e partive shqiptare ka hasur në reagime tek lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili nuk ngurroi të shprehet se është një presion për koalicionin ” Mundemi” .
Pas takimit që zhvilluan me Zoran Zaevin , Liderët e partive shqiptare Menduh Thaci, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela pritet që ti përgjigjen ftesës së kreut të BDI-së Ali Ahmeti, për tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare.Akoma nuk ka të konfirmuar dicka në këtë drejtim nga ana e tyre përcjellë TetovaSot.

Nga koalicioni Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa kanë thënë se mbas dite do të kenë takim koordinues dhe do të kumtojnë qëndrimin e tyre.

Edhe nga Lëvizja BESA, thonë se vendimin do ta marrin në orët e pas ditës, pas mbledhjes së organeve të partisë.
Qëndrim duhet të marrin edhe në PDSH shkruan TetovaSot
Takimi i një formati të tillë është shumë me rëndësi për pozicionet politike shqiptare para se të formohet Koalicioni i ri qeveritar .TetovaSot