Garë nacionale për kompani më të mira të nxënësve

Shkup, 27 maj – Junior açivment sot në Strugë organizon Garë nacionale të kompanive të nxënësve, ngjarje në të cilën nxënësit e shkollave të mesme të shtetit i prezentojnë produktet dhe shërbimet të cilat i kanë zhvilluar në kuadër të kompanisë së tyre të nxënësve para jurisë dhe publikut.

Në garë do të marrin pjesë 20 kompani nxënësish prej 13 shkollave të mesme nga Berova, Manastiri, Vinica, Velesi, Gostivari, Prilepi, Koçani dhe Shkupi. Në kuadër të garës nxënësit e udhëhequr nga mësuesi përgjegjës kanë mundësi të prezentojnë çfarë kanë punuar gjatë vitit shkollor në stendat të cilat janë vendosur në shëtitoren para hotel Drinit në Strugë.

Në pjesën e pasdites gjatë ceremonisë së shpalljes së fituesve që do të mbahet në sallën e kongreseve në hotelin Drin, para të pranishmëve fjalën do ta marrin ushtruesi i detyrës i Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në vend, Xhejms Stajn, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili.

Gara është mbështetur nga USAID dhe Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik i ndihmuar nga Agjencia për mbështetjen e sipërmarrësisë, Pakomak, Këshilli nacional rinor i Maqedonisë, GDI, Semos edukime dhe Akademia e biznesit Smilevski, ndërsa e organizon Junior açivment Maqedoni.